Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrojtjes, për herë tv parë do të jetë mbi 100 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga ky subjekt politik.

VV ka shtuar se Qeveria Kurti ka për prioritet që të ketë një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen e sigurinë globale.

Postimi i plotë:

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024 e miratuar në mbledhjen e 10-të të Qeverisë parasheh që, duke filluar nga viti i ardhshëm, buxheti vjetor i Ministrisë së Mbrotjes për herë të parë të jetë mbi 100 milionë euro. Qeveria Kurti ka për prioritet që të kemi një forcë të gatshme për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuuar në paqen dhe sigurinë globale.