Duke nisur nga dita e sotme, 1 mars 2020, transporti publik në Luksemburg do të jetë falas për të gjithë.

Kështu Luksemburgu bëhet vendi i parë në botë që merr një masë të këtij lloji për të ulur ndotjen, duke bërë që shumë qytetarë të mos përdorin me makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë së Luksemburgut për lëvizjen në një vend ku mbizotërojnë makinat dhe bllokimet e trafikut janë të shpeshta gjithashtu për shkak të trafikut të rëndë të udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por jetojnë në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik, rreth 500 milionë euro në vit, do të përballohet tërësisht nga shteti, transmeton KP.

Image

Ministri i Transportit, François Bausch, ëndërron ta bëjë Luksemburgun, “një laborator për lëvizshmërinë e shekullit 21”.

Makineritë e shitjes së biletave gradualisht do të tërhiqen dhe vetëm pikat e shitjes për biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe të klasit të parë do të qëndrojnë në stacione.

Epoka e re e transportit publik falas u festua me shfaqje vallëzimi dhe muzike në të gjitha stacionet e trenave dhe tramvajet. Deri në vitin 2027 Luksemburgu ka njoftuar investime prej 4 miliardë eurosh vetëm në transport hekurudhor.