Lokale - eSIMy

Nga sot, 1 qershori 2020 Kosova rihapë kufijtë tokësor. Vendimi është marrë nga qeveria në detyrë e Kosovës.

Pikat kufitare që do të hapen sot janë pikat kufitare në Merdare, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë.

Vendimi për mbylljen e pikave kufitare ishte marrë nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit.