Vetëvendosje si zgjidhjen e vetme e sheh mocionin për rrëzimin e qeverisë, për çka ka kërkuar edhe përkrahjen e PDK-së dhe AAK-së.
Por Kujtim Gashi nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se tendenca e VV për rrëzim të qeverisë nuk është serioze.
“Ne bashkë me VV nuk i kemi 61 vota, dhe aktualsiht ne nuk kemi bashkëpunim me VV, në momentin që PDK i ka 61 vota në tavolinë mirëpret iniciativat ë tilla. Kjo qeveri është e dëmshme, po aq sa ka qenë e dëmshme qeveria Kurti”, tha ai sot në RTK.
Sipas tij qeveria që ishte para Hotit, nën udhëheqjen e Kurtit ka qënë shumë e dëmshme dhe i ka bërë shumë dëm Kosovës.
Ndryshe, Vetëvendosje sot me anë të një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e AAK-së dhe PDK-së në mbledhjen e votave për rrëzimin e qeverisë.
Nga VV, kanë thënë se kësaj partie i duhen edhe nëntë nënshkrime që mocioni të procedohet në Kuvend.