“Çka më duhet pasuria pa liri e pa dije!”.
Këto janë fjalët e burrështetasit e dëshmorit Jetullah Islami, që shoku i tij Ejup Krasniqi mes një bisede më flet për kujtimet me Jetullahun.
Edhe pse me kushte jo të mira të jetesës, në kohën e luftës e kishte ndërmend ta dhuronte pronën e tij për ndërtimin e shkollës në fshatin Dyz. Kjo nuk u realizua sa ishte ai gjallë, mirëpo amanetin e babait e quan deri në fund fëmijët e tij.
Në vitin 2001 ndërtohet objekti ri në atë truall të dhuruar nga familja e tij, fillimisht si paralele e shkollës së Batllaves me emrin e “Luigj Gurakuqi”, e pastaj shkolla merr emrin e dëshmorit Jetullah Islami.
Jetullah (Mehmet) Islami (14.06.1950-02.06.1999). U lind në fshatin Dyz të Podujevës. Shkollën fillore nga klasa e parë në të katërtën e kreu në fshatin Dyz, kurse nga klasa e pestë deri në klasën e tetë, e përfundoi në fshatin Batllavë të Podujevës. Shkollën e mesme katër vjeçare e përfundoi në gjimnazin “Silvira Tomazini” në Mitrovicë.
Nga vështirësitë financiare për udhëtim, Jetullahu fillon dhe qëndron tek daja i tij në Mitrovicë. Menjëherë pas përfundimit të gjimnazit ai qe i përgatitur dhe filloi të jep mësim në disa nga shkollat e Podujevës (Besianë) si: Dyz, Batllavë si edhe në komunën e Prishtinës në shkollën e Koliqit dhe Prapashticës.
Menjëherë ai vazhdon studimet në Universitetin e Prishtinës, dega Histori dhe në vitin 1993 përfundon studimet në universitet.
Fillimi i ndjenjës së patriotizmit
Dëshira dhe pasioni për çlirimin e vendit i erdhi qysh në kohën kur gjyshja e Jetullahut, Hanifja nga fshati Prapashticë i rrëfente atij se si serbët ia masakrojnë familjen e babait të saj, dhe ajo mbetet e vetmja nga familja. Kjo ngjarje kishte ndodhur në janar të vitit 1921.
Viti 1968 atë e gjeti si nxënës të vitit të dytë dhe që atëherë kishte filluar veprimtaria e tij ilegale. Ai me shokun e tij Sadriun takoheshin në një dyqan rrobaqepësie dhe fshehurazi bartnin dhe shpërndanin flamujt e punuar për shokët.
Qysh në moshë të re fillon dhe bëhet pjesë e demonstratave revolucionare të përgjakshme të vitit 1968 të mbajtur në Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Tetovë, Manastir dhe Ulqin.
Të gjendur kundër qeverisë kosovare, kundër qeverisë serbe dhe federative, përveç kërkesës për të drejta ekonomike, politike, kulturore, demonstruesit atu kërkuan edhe çlirim kombëtar.
Jetullahu u bë pjesëtar aktiv i demonstratave studentore të vitit 1981-1990. Ai bashkë me shokët e tij u gjenden në një aktivitet ilegal bashkë me Sabri Ukën, Fehmi Berishën Sabri Dyzin e shokë të tjerë. Në vitin e parë të demonstratave ai arrestohet për 60 ditë. Mirëpo ai nuk tradhtoi shokët e tij edhe pse ishte i vetmi që burgos nga grupi. Fillimisht ai mbahet në burgun e Prishtinës pastaj në Ferizaj dhe Smrekonicë.
Që nga arrestimi, Jetullahut i ndalohet e drejta për të punuar në arsim dhe për të studiuar për nëntë vite. Pas nëntë viteve ai rikthehet në universitet si dhe në punë si arsimtarë i lëndës së Historisë. Kurse, studimet në Histori përfundon në vitin 1993 në Universitetin e Prishtinës.
Gruaja e tij tregon se kur u bë rrethimi i fshatit të Tërrnavës në vitin 1990-91, Jetullahu mbledh njerëz nga tre fshatra përreth për t’u dalë ballë forcave serbe. Arma e tij (automatiku) bie në sy dhe ai spiunohet tek autoritet serbe. Ishte pikërisht koha e çarmatimit te popullsisë kosovare kështu që policët serb vijnë dhe e vizitojnë shtëpinë e Jetullahut gati çdo ditë duke i bërë presion familjes për ta dorëzuar armën.

Ai ishte njeri shumë i dashur dhe i respektuar nga njerëzit e fshatit. Angazhimi i tij në dhënien e mësimit dhe në fushën politike, bën që ai të zgjidhet kryetar i LDK-së në fshatin Dyz, më vonë edhe drejtor i shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë me paralele në Dyz dhe Gërdoc.
Jetullahu u bë figurë mjaft e njohur në syrin e forcave serbe që me përndjekjet e tyre e bënë të largohet fillimisht për në Prishtinë pa dijeninë e familjes së tij. Për një javë qëndron tek nipi i tij Ibrahim Lutolli dhe në Matican tek shoku i tij Ilmi Salihu. Gjatë qëndrimit atje ai takohet me gruan tij ndërsa takimi me babain e tij dështon.
Jeta merr rrugën për në Shqipëri në përcjellje të një personi nga Fshati Novqe i Komunës së Bujanovcit. Në Shqipëri u prit nga Fatmir Toplica edhe ky kishte shkuar ne Shqipëri pasi i takonte grupit të ministrisë së mbrojtjes si edhe vetë Jetullah Islami. Qëndrimi në Shqipëri i zgjatë një vit. Më pas në vitin 1995 bashkë me shokë ani niset në Gjermani.
Forcat serbe ia morën djalin Isa Islami, 15 vjeç dhe nipin Fand Hodolli, 16 vjeç i dërguan në një pyll të afërt të fshatit Dyz dhe aty ushtrojnë dhunë mbi ta. Kjo ndodhi në kohën kur dëshmori Jetullah Islami në vitin 1995 ishte larguar në Kiel të Gjermanisë, atëkohë i ndjekur nga regjimi serb.
Atje ishte mësimdhënës dhe mendimtarë si dhe Nënkryetarë i degës së LDK-së në Shholshtein dhe delegat për degën e LDK-së në Gjermani. Gruaja e tij Ferideja, rrëfen se si gjatë asaj kohe familja e tij vazhdimisht u gjend nën kërcënimin e policisë serbe se nëse nuk tregonin vendndodhjen e Jetullahut fillimisht ata do ta merrnin peng djalin e tij të vogël Bardhylin 9 vjeç, pastaj të gjithë familjen. Gjendja erdhi deri në pikën kur familja e bëjnë gati Brdhylin për ta dorëzuar në duart e serbëve. Mirëpo marrja peng e Bardhylit nuk u bë.
Jetullahu bashkë me shokët e tij veprimtarë, në Gjermani organizojnë protesta e mbajnë fjalime për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

Ejupi shoku i tij nuk e kujton mirë datën se kur u takua me Jetullahun (JETA ashtu siç e quanin shokët), por e mban mend mirë ditën e mërkurë kur ai në autobus në Gjermani i kishte dëgjuar dy burra që po flisnin shqip. Njëri prej tyre ishte Jeta me vëllain e tij Rexhen. Ejupi i fton ata në shtëpinë e tij dhe që nga ajo dit e gjatë qëndrimi, raporti miqësor mes tyre shtua dhe prej atëherë nuk janë ndarë nga njëri tjetri, raporti i tyre ishte edhe bëre vëllazëror. Çdo kohë të lirë ata takoheshin tek shtëpia e azil kërkuesve në Gjermani
Është pse me kushte jo të mira financiare, Jetullahu përpos që ndihmonte familjen e tij në Kosovë, ai nuk është ndarë nga asnjë aksion që të dërgoj ndihma në Drenicë si dhe të ndihmoj në blerjen e telefonave të UÇK-së.

Siç e pamë kontributi i Jetullah Islamit nuk u ndal asnjëherë edhe pse në mërgatë, ai gjithashtu duke e parë nevojën e mërgatës shqiptare në Kiel për mësimin e gjuhës shqipe, filloi të jap edhe mësime private.

Fillimi tensionimit të situatës në Kosovë e sidomos rezistenca e familjes Jashari bëri që Jetullahu të kthehet në Kosovë dhe bashkë me shokët e tij morën rrugën për në Shqipëri Ditën kur Jetullahu është nisur në Kosovë e kujtojnë me mall shokët e tij Ejup Krasniqi, Nua Roshi dhe Avni Bilalli. Ata thonë “Ai shkoi në pavdekësi, kurse ne mbeten me botën e të gjallëve të vdekur”.
Pastaj, nga Shqipëria në këmbë arrijnë në Shalë të Bajgorës më 2. shtator. 1998. Menjëherë pas takimit me familjen ai fillon me operimet e tij në zonën e Llapit ku pastaj bëhet pjesë e logjistikes në Bradash, si dhe i bashkëngjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë operimit në Dyz, në një ofensivë me serbet u vra më 2. qershor. 1999 nga forcat serbe, i gjendur në vijën e parë të frontit. Pas vetes, ai la gruan dhe fëmijët. Varrimi I tij u bë me nderime ushtarake.
Jetullah Islami nuk u harrua nga shokët e tij, në vitin 2004 u krijua Shoqata Kulturore Jetullah Islami. Sekretar i kësaj shoqate ishte Ejup Krasniqi. Kjo shoqatë ka synuar pikë së pari ruajtjen e vlerave të mirëfillta shqiptare, kulturën, gjuhën dhe traditën.



Përgatiti Era Rrmoku – studente në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Gazetarisë!