Fatmir Halili nga Sallabaja e Podujevës, ka pesë vjet që merret me kultivimin e dredhëzave.

Edhe pse ka të mbjellë rreth dy hektarë me këtë kulturë bujqësore, ai ka vendosur të mos merret më me kultivimin e saj, për shkak se gjatë këtyre viteve ishte përballur me vështirësi të ndryshme si ajo e mungesës së zyrës informuese me anë të së cilës mund të merrte informatat e duhura, transmeton Llapi.info

“Sivjet po e bëj përfundimin, për shkak se bujqësitë nuk kanë informacion sa i përket produkteve kur është fjala luleshtrydhet, fidanet e mjedrat për fermerët. Para se të merren me këtë kulturë, duhet të hapet një zyrë konsulente t’i njoftojnë fermerët për anët pozitive dhe negative, për mënyrën si mbjellët, kultivohet e mbrohet.

“E kam pasur në plan të rrisë deri në pesë hektarë, por jam ataku me shpinë për muri” ka thënë Halili për RTK.

Pavarësisht se ka mbetur i zhgënjyer ai prapë se prapë provon fatin me mbjellje të kulturave të tjera.
E për rëndësinë e një zyreje informuese ku fermerët do të merrnin informacionet e duhura për kulturat e tyre, e thotë dhe eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci.

“Modeli i prodhimit bujqësor në shumë vende të BE-së, kanë prodhuar me legjislacion që fermerit të i ofrohen këshilla përkatëse për regjionin e caktuar. Në Kosovë e kemi ngecje në kuptimin e rajonalizimin e produkteve bujqësore dhe këtë duhet të konkretizohen me këshilla përkatëse, nëse kjo nuk bëhet në të ardhmen atëherë do të kemi dështim të prodhimit bujqësor” ka thënë ai./Llapi.info