Faqja e njohur Sportskeeda ka publikuar një formacion të kombinuar me lojtarët më të mirë që luajtën në shekullin 21 në El Clasico, ku i gjithë formacioni është i mbushur me legjenda.

Barcelona e pret Real Madridin në ndeshjen El Clasico të parë të sezonit, e cila pritet të zhvillohet në Camp Nou me fillim nga ora 16:15.

Kjo El Clasico nuk ka entuziazmin e viteve të fundit apo e të gjitha ndeshjeve të kaluara në përgjithësi, pasi ka pasur shumë largime viteve të fundi.

Megjithatë, El Clasico mbetet El Clasico dhe gjithmonë aty kanë luajtur emra të mëdhenj që kanë pushtuar botën e futbollit.

Por, kush janë lojtarët më të mirë që kanë luajtur në El Clasico në shekullin 21?

Faqja e njohur Sportskeeda ka publikuar një formacion të kombinuar me lojtarët më të mirë që luajtën në shekullin 21 në El Clasico.

Në këtë formacion gjenden pesë lojtarë të Real Madridit, pesë të Barcelonës dhe një që ka luajtur me dy klubet.

I vetmi që ka luajtur në të kaluarën me dy klubet është braziliani Ronaldo, i njohur ndryshe i ‘Fenomeni’.

Në formacion nuk mungojnë as dy më të mirët e dekadës së fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, teksa pjesë e formacionit janë edhe legjenda si Zinedine Zidane, Xavi dhe Carles Puyol.

Formacioni i kombinuar i shekullit 21: Casillas; Dani Alves, Ramos, Puyol, Carlos; Xavi, Iniesta, Zidane; Messi, Cristiano Ronaldo, Ronaldo Nazario;