Qeveria në detyrë ka miratuar rritjen e shumës së përfitimeve për skemat pensionale dhe sociale të financuara nga shteti, e cila do të fillojë të zbatohet nga muaji nëntor.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se vlera totale për pensionet do të tejkalojë 11 milionë euro.
“Kjo parasheh vlerën e pensioneve nga 120 në 150 fëmijë, skema e fëmijëve me aftësi të kufizuar 1-18 vjeç, pensioni familjarë dhe pensioni invalidor i punës. Kosto e përgjithshme është 11.47 milionë euro”, tha Murati.
 
                 
		
 





