Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar nga Italia që ta ndihmojë Kosovën me profesionistë shëndetësor.

Zemaj këtë kërkesë e ka parashtruar gjatë takimit të tij me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, gjatë vizitës në Mjekimin Qendror Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zemaj ka thënë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bëhen për trajtim në klinikë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së një ditë më parë ka bërë të ditur, Valbon Krasniqi ka bërë të ditur se tani e tutje vetëm në Klinikën Infektive dhe atë të Pulmologjisë do të trajtohen të infektuarit me coronavirus.