Banorët në rrugën “Skendërbeu” po ankohen se nga dëmtimi i trotuarit afër shkollës fillore “Ibrahim Rugova” po rrezikohen fëmijët dhe banorët e asaj ane dhe se komuna tani e një muaj nuk po interesohet për të që të rregulloi këtë problem, shkruan Llapi.info.

Sipas tyre, dëmtimi i trotuarit ka ardhur pas hapjes të disa gropave të thella në trotuar nga një kompani e cila kishte instaluar një rrjet elektrik në atë anë, ndërsa pas kësaj, trotuari ka pësuar dëmtime.

Banorët e asaj ane përmes Llapi.info i kanë bërë thirrje komunës që të ndërmerr hapa të menjëhershëm lidhur me këtë pasi që sipas tyre, po rrezikohen fëmijët e shkollës dhe banorët përreth./Llapi.info/

FOTO: