Ekonomisti austriak Gunther Fehlinger, që është përkrahës i pavarësisë së Kosovës u ka bërë thirrje Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë që ta njohin Kosovën.

Fehlinger javë më parë ishte ndaluar të hyjë në Serbi dhe për këtë kishte fajësuar presidentin Vuçiq që kishte gisht në ndalimin e tij për të hyrë në territorin e Serbisë, pasi ishte kritikues i Vuciq.

Fehlinger ka shpalosur edhe flamurin e BE-së në sheshin e Prishtinës si shenjë përkrahjeje për liberalizimin e vizave për Kosovën raporton Gazeta Express.