Neymar është drejt largimit nga PSG dhe çdo rrugë pothuajse e dërgojnë në Real Madrid ose Barcelonë.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi e ka bërë të qartë në intervistat e fundit se braziliani duhet ta ketë prioritet projektin e klubit nëse dëshiron të mbetet të vazhdojë në Parc des Princes.

Kjo ka bërë që të shtrohet pyetja se ku mund ta shohim sulmuesin gjatë sezonës së ardhshme?

Një rikthim te Barcelona është më së i mundshëm pasi që lojtari shihet si një ndër lojtarët që mund ta marr drejtimin e skuadrës pas pensionimit të Lionel Messit.

Ky i fundit së bashku me Luis Suarezin mund të ndikojnë që lojtari të transferohet te blaugranat.


Destinacioni alternativ është Real Madridi, ku Florentino Perez e ka kërkuar shumë brazilianin dhe kjo ëndërr mund të bëhet realitet.

Ndryshe, “Topi i Artë” mund ta bëjë që lojtari mund të vendos të largohet nga parisienët pas dështimit në garat evropiane për klube. /Telegrafi/