Braziliani tha që vuan në fushë nga ndërhyrjet brutale

Neymar ka folur pas kritikave për simulimet e vazhdueshme në fushë.

Braziliani tha që vuan në fushë nga ndërhyrjet brutale, përcjellë “Lajmi.net”.

“Shenjat e takave në pulpë, gjunjët në shtyllën kurrizore, ju mendoni se unë e teproj. E vërtetë, e ekzagjiroj ndonjëherë por unë vuaj në fushë”, deklaroi Neymar.

“Mu desh kohë e gajtë që të pranoja kritikat tuaja. Jam parë në pasqyrë dhe jam transformuar si njeri. Unë u rrëzova, por vetëm ai që rrëzohet, ringrihet”.

“Më ndihmoni të qëndroj në këmbë, sepse kur unë jam në këmbë gjithë Brazili është me mua”, shtoi ai.