Nesër do bëhet varrimi i policit Izet Demaj, në varrezat e fshatit Vrellë të Istogut.
Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që i bëri Policisë së Kosovës.
Haradinaj poashtu njoftoi se Presidenti i vendit ditën e nesërme do ta shpallë ditë zie në Kosovë.
Polici Demaj po konsiderohet hero, derisa ra në krye të detyrës.
Kujtojmë se dje në Istog përveç policit Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i një banke, Kamer Metaj.