Nesër do të bëhet testimi i alarmit publik në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Komuna e Podujevës përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
“Me datën 05.03.2022 (e shtune), nga ora 12:00, Komuna e Podujevës do të bëjë testimin e Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës e ka anuluar testimin e alarmit nesër, për shkak se do të mbahet manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shëtitoren e Prishtinës./Llapi.info






