Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se nesër do ta testojë sërish alarmin publik, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të Komunës, tingulli i alarmit do të zgjatë 30 sekonda dhe tani e tutje në çdo të shtunën e parë të muajit, do të bëhet testimi i tij.
“Me datën 02.04.2022 (e shtune), nga ora 12:00, Komuna e Podujevës do të bëjë testimin e Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm për 30 sekonda. Tash e tutje në të shtunën e parë të secilit muaj do të bëhet testimi i Sistemit të Alarmit, sipas rekomandimeve nga ana e institucioneve qendrore”, njofton komuna.
Ndryshe, testimi i alarmit publik së fundi është bërë në fillim të muajit mars./Llapi.info






