Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në takimin me komisionerët e testit të Maturës Shtetërore 2018 që do të mbahet, nesër e që organizohet nga Komisioni i Shtetëror i Maturës.

Bytyqi, kërkoi nga komisionerët e pranishëm që të minimizojnë lëshimet eventuale që kanë ndodhur në afatin e parë të provimit.

Në këtë takim po ashtu u tha se, nxënësve nuk do t’u lejohet hyrja me telefon në Qendrën e Testimit, ndërsa prindërve u është bërë thirrje që të mos lejojnë fëmijët të marrin telefona, pasi do të përjashtohen nga testi edhe nëse nuk i përdorin.

Telefonat nuk do të lejohet që të përdoren edhe nga administratorët.

Për mbarëvajtjen e këtij testi, MAShT ka angazhuar dhe trajnuar 93 komisionerë.

Janë caktuar edhe 630 administrator dhe 105 mbikëqyrës .

Provimin e kanë paraqitur 7896 kandidatë dhe fillon në ora 10 : 00 në të gjitha qendrat e paracaktuara.