Lokale - eSIMy

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën e 17 tetorit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Reporteri.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka bërë të ditur Elezi.