Lokale - eSIMy

Nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Podujevës, raporton Llapi.info.

Kjo seancë do të nis në ora 10:00, kur për rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, kjo e fundit e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur takimin e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Podujevës, Hilmi Hoxha.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar pika e propozuar nga grupi i asamblistëve të LDK-së, për mbledhjen e jashtëzakonshne të Kuvendit, e cila do të mbahet më 16.03.2022 dhe është rekomanduar për shqyrtim;

RENDI I DITËS:

  1. Ndarja e mjeteve buxhetore për pako ushqimore dhe hixhienike për familjet me asistencë sociale dhe në nevojë”, ka njoftuar Komuna./Llapi.info