Komuna e Podujevës ka njoftuar se nesër do të nis ndërtimi i çerdhes në fshatin Batllavë.

Sipas njoftimit, në vënien e gurthemelit do të jetë prezent edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Njoftimi i plotë:

Nesër (e enjte) vihet gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në Batllavë

Të enjten me datë 30.11.2023, nga ora 14:00 do të vendoset në mënyrë solemne gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në fshatin Batllavë.

Vendosjen e gurthemelit do ta bëjnë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Ftohen banorët e fshatit Batllavë dhe fshatrave përreth të marrin pjesë në ceremoni!