Nesër do të nis edhe zyrtarisht, viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“I përshendes vendimet e shkollave të Komunës sonë që nga nesër të fillojnë me procesin mësimor dhe shpërndarjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.  Përmes këtij vendimi për t’ju kthyer procesit mësimor, mësimdhënësit tanë kanë dëshmuar vullnetin e tyre të sinqertë në kryerjen e misionit të tyre fisnik në edukimin e gjeneratave të reja.  Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.

Tashmë, të gjitha shkollat e kësaj komune kanë bërë thirrje tek prindësit që nesër t’i çojnë fëmijët në shkolla./Llapi.info