Komuna e Podujevës ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim njëri segment i rrugës së qendrës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke filluar nga data 22 nëntor deri më 15 dhjetor, transmeton Llapi.info
Sipas njoftimit, arsyeja e mbylljes është se do të fillojnë punimet në realizimin projektit “Ndërtimi i Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve në qytet” (ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik).
“Me qëllim të kryerjes së punimeve të kësaj faze sipas dinamikës së paraparë, Komuna ka marrë vendim që në periudhën kohore nga data 22.11.2018 deri më 15.12.2018 të mbyllet përkohësisht për qarkullim të automjeteve një pjesë e Rrugës “Zahir Pajaziti” (segmenti nga udhëkryqi i Rrugës “Zahir Pajaziti” me Rrugën “Bajram Krasniqi” deri në udhëkryqin Rrugës “Zahir Pajaziti” me Rrugën “19 Qershori)” thuhet në njoftim./Llapi.info