Lokale - eSIMy

Nesër në të gjitha shkollat e Podujevës në orën e parë do të mbahet grevë, njofton Llapi.info

Kjo grevë nis në shenjë pakënaqësie me koeficientin e ultë të projektligjit të ri të pagave në sektorit të arsimit.

Se që do mbahet nesër grevë në orën e parë në dyja ndërtimet në shkollat e Podujevës, e ka bërë të ditur për Llapi.info, kryetari i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi.

“Këshilli Grevist i Sindikatës së Arsimit në Podujevë, njofton të gjithë mësimdhënësit llapjanë se neser ditën e enjte, në orën e parë të ndërrimit të paradites dhe të pasdites do të fillojnë grevën njëorëshe në të dy ndërrimet. Kjo grevë nis në shenjë pakënaqësie me koeficientin e ultë të projektligjit të ri të pagave në sektorit të arsimit”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, nëse nuk ndryshon projektligji, nga 14 janari në Kosovë do të mbahet grevë e përgjithshme.

“Në rast të mosndryshimit të këtij projektligji, siç ka kërkuar SBASHK-u, atëherë fillimi i gjysmëvjetorit të dytë më 14 janar Kosovën do ta gjejë në grevë të përgjithshme në kohë të pa caktuar. Këshillat grevistë gjatë kohës se grevës qëndrojnë në objektet shkollore dhe janë përgjegjësit kryesor për mbarëvajtjen e grevës. Gjatë grevës, grevistët qëndrojnë ne sallën e mësimdhënësve në shkollë. Pas përfundimit të orës së parë të grevës, mësimdhënësit fillojnë me orarin e mësimit nga ora e dytë”, ka thënë Halimi.

Ndryshe, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, sot në një konferencë për medie ka thënë se me projektligjin për paga, koeficienti për arsim duhet të jetë 2.6.

Ai ka thënë se greva njëorëshe në çerdhe do të jetë prej orës 7:00 deri në orën 8:00. Në të gjitha shkollat e Kosovës greva nis në orën e parë të të gjitha ndërrimeve, kurse në Universitetin e Prishtinës greva do të mbahet prej orës 8 deri në orën 9.

Nëse nuk plotësohen kërkesat edhe pas kësaj greve njëorëshe, SBASHK paralajmëron një grevë tjetër më 14 janar në të gjitha shkollat e Kosovës./Llapi.info