Lokale - eSIMy

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka dhënë detaje për nisjen e procesit mësimor të hënën.

Ramë Likaj ministër i arsimit ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar mësimi, raporton Arbresh.info.

“Vendimi për fillimin e mësimit nuk ka qenë aspak i lehët pasi situata me virus nuk është i lehët. Vendimi për hapjen e shkollave është i rëndësishme”

“Ministria e shëndetësisë ka rekomanduar nisjen për fillimin e mësimit për nesër”

“Janë pastruar shkollat dhe si të sillen brenda objekti të shkollës me tre skenarë”, ka thënë ministri i Arsimit.

Ora e parë e mësimit do ti kushtohen pandemisë ka thënë ministri.

“Kemi vendosur që ora e parë t’i kushtohet pandemisë, dhe nje orë në javë t’i kushtohet informatava të reja për pandeminë. Të gjithë pjesëmarrësit në shkollë janë të obliguar të bartin maskë, janë shpërndarë gjysmë milioni maska për të gjitha shkollat. 300 mësimdhënës me probleme do të jenë jasht procesit mësimor dhe do të mbulohen me paga si dhe 100 punëtorë teknikë”, tha ai.