Njoftimi i plotë nga Komuna e Podujevës:
Ju njoftojmë se të premten më 5 shtator do të bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Kërpimeh dhe çerdhes në fshatin Orllan dhe po ashtu do të nisë ndërtimi i objektit të Kuzhinës Qendrore në qytet.
Në këto ceremoni do të marrë pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe Kryetari i Komunës, z.Shpejtim Bulliqi.
Kjo është është agjenda për ditën e premte, 5 shtator 2025:
11:30 – Vendoset gurthemeli për Kuzhinën Qendrore, e cila do të bëjë furnizimin me shujta të ngrohta për nxënësit e shkollave fillore dhe fëmijët në çerdhet publike. Vendi: mbrapa Kompleksit Malësia, afër Lumit Llap,
12:00 – Përurimi i çerdhes në Kërpimeh – objekti i vjetër i Shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh,
13:00 Përurimi i çerdhes në Orllan, brenda objektit të shkollës në Orllan.
04.09.2025, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim