Komuna e Podujevës do të mbajë dëgjim me qytetarët llapjanë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027.

Për secilën kërkesë që e keni ndaj komunës mund të shkoni sot prej orës 18:00 në sallën e Kuvendit Komunal.

Njoftimi i plotë:

Sot më datën 11.06.2024 (e martë) duke filluar prej orës 18:00, do të mbahet dëgjimi i pestë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027.

Në këtë takim do të diskutohet për fushën e Shëndetësisë, Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ftojmë qytetarët të marrin pjesë në takim!