Nuri Seferi ka pësuar humbje në duelin e mbrëmshëm nga kundërshtari rus, Murat Gassiev.

Boksieri shqiptar nuk arriti t’i bëjë ballë goditjeve të kundërshtarit dhe u nokautua në raundin e tij të parë.

Meçi mes Gassiev dhe Seferit zgjati vetëm 107 sekonda, pasi shqiptari nuk arriti të mbledh forcat dhe të vazhdoj duelin.

43-vjeçari pësoi disa goditje të forta dhe me ndihmën e kundërshtarit të tij u largua nga ringu.

Më poshtë keni meçin e plotë nga fillimi deri në përfundimin e tij.