Lokale - eSIMy

Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, u bën thirrje qytetarëve për ndihmë në identifikimin e personave që shihen në fotografi (bashkëngjitur).

Personat në fjalë janë të dyshuar për përfshirje në një rast të lëndimit trupor dhe janë në kërkim nga organet e rendit.

Të nderuar qytetarë, çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre është e mirëseardhur. Ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës përmes:

📞 Numrit të telefonit 192
📧 Emailit: info@kosovopolice.com

Anonimiteti i plotë garantohet.
Faleminderit për bashkëpunimin!