Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Metehi të Podujevës, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona

Lëndime kanë pësuar dy vozitësit dhe shtatë pasagjerë.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve civile. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy vozitësit dhe shtatë pasagjerët që të gjithë K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport të PK-së, transmeton Llapi.info