Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton qytetarët se ministri, Agim Veliu, ka nënshkruar vendimin që të pezullohet përkohësisht afati kohor prej pesë ditëve nga dita e bërjes së pagesës së Policës së Sigurimit për regjistrimin e mjeteve.
Sipas këtij vendimi, pezullohet përkohësisht zbatimi i paragrafit 1 dhe 3 të Udhëzimit për Regjistrimin e Mjeteve, ku të gjitha llojet e regjistrimit të mjeteve mund të bëhen në secilën Qendër për Regjistrimin e Automjeteve të rajonit përkatës, përkatësisht vendbanimit të pronarit të mjetit.






