Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e Organizatës për Zhvillim Rural ”Mëshqerra”, Florentina Kida Gërguri, për mbështetje të fermerëve llapjanë me 45 krerë mëshqerra të racës Hollshtajn, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Vlera totale e projektit është 133.500 euro, ku OZHR “Mëshqerra” do të participoj me 79.500 euro, ndërsa Komuna e Podujevës me 36.000 si dhe fermerët përfitues do të participojnë me 18.000 të vlerës së këtij projekti.
Projekti është 3 vjeçar, ndërsa donator i projektit do të jetë organizata “Bothar”nga Irlanda.
Fermerët përfitues do të përzgjidhen nga lista e aplikmeve të ftesave të mëhershme.
Kryetari Bulliqi tha se mbështetja e blegtorëve do të jetë fokusi ynë./Llapi.info






