Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve për të participuar në mbulimin e shpenzimeve për strehimore për një periudhë tre-vjeçare, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Gjatë takimit të organizuar nga Misioni i OSCE-së në Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e Komunave të regjionit të Prishtinës u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në bazë të së cilit komunat zotohen të ofrojnë mbështetje financiare për strehimoren që ajo të kryejë funksionin e saj në mbrojtje të viktimave të dhunës familjare dhe të dhunës gjinore.
Komunat do të kontribuojnë bashkarisht për nevojat financiare të strehimores duke u bazuar në Planin Vjetor Financiar dhe Operacional të strehimores./Llapi.info





