Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Postimi i tij:

Memorandum bashkëpunimi me MAPL në vlerë 157 mijë euro për zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap dhe Dumnica me mure mbrojtëse

Me Ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kemi memorandum bashkëpunimin për zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap dhe Dumnica me mure mbrojtëse (gabionë).

Vlera totale e projektit është 157 mijë euro, ku komuna participon me 72 mijë euro, kurse MAPL me 85 mijë euro.

Faleminderit Ministrit Elbert Krasniqi dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën tonë.