Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Besnik Krasniqin, drejtor i Business Support Center Kosovo, për mbështetje në realizimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve dhe bizneseve aktive për zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive për ndërmarrësi”, njofton komuna, transmeton Llapi.info.
Sic njofon kumtesa, qëllimi i marrëveshjes dhe projektit në përgjithësi është zhvillimi i ndërmarrësisë në Podujevë dhe përgatitja profesionale e të rinjëve të diplomuar për punësim dhe vetpunësim, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e ndërmarrjeve të reja.
Bulliqi tha se përmes kësaj marrëveshje synojmë që me BSCK të realizojmë programe trajnimi kualitative dhe për të rinjtë, por edhe bizneset që dëshmohen. Do të ofrojmë grante për zhvillimin e ideve të reja dhe inovative për biznese përmes të cilave sigurohet zhvillim ekonomik ne komunën tonë.
Vlera e përgjithshme e projektit ështe 42.461euro, ndërsa për realizimin e tij, Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik (DPZHE) do të ndajë 29.311 euro, ndërsa BSCK 13.150 euro.
Në kuadër të marrëveshjes palët dakordohen për ofrimin në dispozicion të të gjitha resursve, në favor të arritjes së niveleve më të larta të bashkëpunimit në realizimin e projektit./Llapi.info






