Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot tri memorandume të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale me përfaqësuesin e “Qatar Charity”, Esam Dabab, raporton Llapi.info.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje, është ndërtimi i urgjencës së qytetit, ndërtimi i një QKMF-je në fshatin Gllamnik dhe shpërndarja e 200 artikujve ushqimorë.

“Tri memorandume të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale kam nënshkruar sot me përfaqësuesin e “Qatar Charity”, Esam Dabab. Bashkëfinancim për ndërtimin e Qendrës së Urgjencës në Podujevë, ndërtimin e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Gllamnik, si dhe memorandim, përmes të cilit Organizata “Qatar Charity” do të shpërndajë 200 pako me artikuj ushqimorë, jorgan dhe batanije për familjet me kushte të rënda ekonomike. Shumë falënderues ndaj organizatës “Qatar Charity”, për investimet dhe ndihmën e vazhdueshme që po i jep komunës së Podujevës, ndërsa shpreh gatishmërinë tonë të plotë për angazhim në përmbushjen e të gjitha zotimeve që kemi marrë në kuadër të marrëveshjeve që kemi nënshkruar sot”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info