Lokale - eSIMy

Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, ka thënë se edhe një projekt tjetër do të ndërtohet në Parkun e Paqes, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Lahu thotë se fusha e tenisit do të jetë e gatshme shumë shpejtë në këtë park, investim ky nga MAK.

Postimi i saj:

Nga Wimbledoni i vitit 2004 më lindi dëshira për tenisin, dëshirë e ëndërr që fatkeqësisht nuk u realizua nga mungesa e fushave të tenisit në qytetin tonë.

E lumtur që ëndrrën që unë s’kisha mundësi ta realizoja si fëmijë, do të mund ta realizojnë së shpejti fëmijët e Podujevës.

Fusha e Tenisit, investim nga MAK shumë shpejt në Parkun e Paqes🎾

P.s Fotot janë të vitit 2022!