Lokale - eSIMy

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka rezultuar pozitiv për virusin korona, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rudari në një postim në Facebook, gjersa ka shtuar se gëzon shëndet të mirë. Duke apeluar te qytetarët që t’i zbatojnë rekomandimet e IKSHPK-së, ka thënë se ditët në vijim do t’i kalojë në vetëizolim.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Ditët në vijim, sipas rekomandimeve do t’i kaloj në izolim dhe gjithë procesin e punës, ashtu si këto ditë, së bashku me bashkëpunëtorë do ta mbikqyrë dhe do ta organizoj nga shtëpia. Ju ftoj të gjithëve që tu përmbaheni rregullave të IKSHPK-së, virusi është real dhe serioz, mos ta lejojmë që të bëhet shkatërrues i jetës tonë dhe familjareve tona”, ka shkruar Rudari.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar të mërkurën 205 raste të reja me koronavirus, prej të cilave 12 janë në Komunën e Podujevës./Llapi.info