Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 19:29 ka ndërruar jetë një femër në QKUK, pasi kishte lindur fëmijën e saj.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër K/Shqiptare, pas lindjes së fëmijës i është keqësuar gjendja shëndetësor dhe e njëjta më 25.12.2018 ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të Policisë.