Dy fëmijë, Ermin dhe Emin Pajaziti janë diagnostikuar me sëmundje të epilepsisë.
E ëma e tyre, Hanumshahe Pajaziti është detyruar ta shtri dorën dhe të bëj apel për ndihmë. Kjo pasi që siç thotë ajo, të dy djemtë i ka të sëmurë në fazën e dytë të epilepsisë, të cilëve çdo ditë e më shumë po iu është përkeqësohet gjendja shëndetësore. Sipas Pajazitit, të dytë kanë ndërprerë edhe shkollimin si rezultat i sëmundjes.
Ajo po kërkon ndihmë nga njerëzit vullnetmirë, pasi që kostoja për shërimin e tyre është e papërballueshme për familjen, pasi që po kërkohen 22 mijë euro.
Vala e Kosovës ka publikuar numrin që t’u dilet në ndihmë vëllezërve./Llapi.info