Jo çdo kush është person që i pëlqen të zgjohet në mëngjes. E ky 14 vjeçar është një shembull për këtë.

Ai është në shkollën e mesme në Michigan, e zakonisht mezi është zgjuar nga gjumi për të shkuar në shkollë, e kjo ka bërë që ai të vonohet për të shkuar në kohë në shkollë më shumë se njëherë, transmeton koha.net.

E këtë rutinë si duket nëna e tij, Crystal nuk ka mundur ta durojë më.

“I kam thënë atij se nëse kjo situatë vazhdon të ndodhë, unë do të thërras policët e shkollës”, ka thënë nëna e tij, “e kështu bëra”.

Ajo pastaj ka thirrur policët e shkollës, të cilët kanë ardhur në shtëpi për ta zgjuar atë e dërguar në shkollë.

“Unë nuk kam qenë edhe aq i befasuar me këtë. Unë jam shumë dembel, e pranoj këtë”, ka thënë djali i saj.

Ai madje është shprehur i penduar për këtë, duke thënë: “nuk mendoj se është dashur të shtyj nënën time deri në limitet e saja, sepse kjo është e 100-ta herë vetëm gjatë këtij viti që e kam bërë”.