Lokale - eSIMy

Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur në orët e para të së hënës në Podujevë. Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 2 nëntor, rreth orës 03:30, kur tre persona të dyshuar, derisa viktima mashkull kosovar ishte duke punuar, e kanë kanosur me një mjet të mprehtë, thikë, dhe i kanë grabitur një shumë parash të gatshme.

“Është raportuar se derisa viktima mashkull kosovar ishte duke punuar, tre të dyshuar meshkuj duke e kanosur me një mjet të mprehtë (thikë) i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.