Në vitin 1996, nga kjo shtëpi e vogël, Shtetet e Bashkuara të Amerikës jepnin përkrahjen e tyre ndaj Kosovës. Sot, në nderë të 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA’së, në Kosovë hapet ambasada më e madhe amerikane në rajon.
Nga kjo shtëpi e vogël, kryheshin punët diplomatike të amerikanëve në Kosovë, në vitin 1996. Sot, në vitin 2019, ndërtesa e Ambasadës Amerikane shtrihet në 5 hektarë tokë, shkruan Express.
Duke qenë 4 korriku – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot do të përurohet kjo ambasadë e cila njëkohësisht është më e madhja në rajon.
Objekti i ri i ambasadës amerikanë thuhet se ka kushtuar rreth 250 milionë euro.