Dhuna në familje në Kosovë s’ka të ndalur.
Në Suharekë, viktima e gjinisë femëore ka raportuar se është ngacmuar dhe përzënë nga shtëpia së bashku më fëmijët nga bashkëshorti i saj.
I dyshuari nën ndikimin e alkoolit i kishte vu zjarrin shtëpisë me ç’rastë ishte djegur dera e hyrjes dhe një frigorifer, e me pas ishte mbyllur brenda në shtëpi.
Pas intervenimit të policisë dhe njësitit të zjarrfikëseve zjarri është lokalizuar dhe shuar.
Pos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.






