Dy viktima meshkuj janë zënë nga shembja e dheut ku njëri prej tyre ka humbur jetën e tjetri ka mbetur i lënduar, në Kopiliq i Epërm, në komunën e Skenderajt.
Sipas Policisë i ndjeri dhe i lënduari ishin duke punuar në një kompani private duke kryer një kanal të ujërave të zeza.
Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.