Lokale - eSIMy

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa konsensus rreth shqyrtimit dhe miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Konsensusi nuk u arrit në pikat për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e fuqizimit të sektorit financiar, projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan, projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturë gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, si dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi akuzoi VV-në që këto marrëveshje ndërkombëtare janë dërguar në Kuvend nga Qeveria Kurti, por nuk po përkrahen nga deputetët e këtij subjekti politik