400 pako me gjëra ushqimore dhe higjenike, janë shpërndarë sot për 400 familje nga pjesë të ndryshme të Podujevës, raporton Llapi.info.
Ky donacion i ardhur nga organizata “Qatar Charity, i ka ndihmuar familjet llapjane, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ditë më parë, organizata “Qatar Charity, kishte nënshkruar marrëveshje me Komunën e Podujevës, për dhurimin e këtij donacioni.
Në njoftimin e Komunës së Podujevës, thuhet se kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, është ndjerë i lumtur me marrjen e këtij donacioni.
Njoftimi i plotë:
Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet në nevojë
Organizata “Qatar Charity” ka dhuruar 400 pako ushqimore për familjet në nevojë në komunën e Podujevës.
Ky doancion buron pas marrëveshjes së nënshkruar ditë më parë nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me përfaqësues të Organizatës “Qatar Charity”.
Kryetari Bulliqi tha se ndihet i lumtur që në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit po arrijnë të ndihmojnë familjet me gjendje jo të mirë ekonomike.
Kryetari Bulliqi me këtë rast falënderon organizatën për donacionin e dhuruar si dhe mirëpret të gjithë donatorët që kontribuojnë që në këtë muaj të madhërishëm sofrat e secilës familje të jenë plot.
Vlera e projektit është mbi 21 mijë euro, ndërsa për zbatimin e projektit sipas memorandumit të nënshkruar u përkujdes Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS).
30.03.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim













