Humaniteti tek kosovarët gjithmonë ka ekzistuar, mirëpo gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, vetëm sa shtohet edhe më shumë.
Kompani dhe individë të ndryshëm po ndihmojnë familjet në nevojë me gjëra ushqimore.
Njëra nga organizatat që po i ndihmon këto raste është edhe Iniciativa Zgjatma Dorën.
Faqja e kësaj shoqate ka publikuar një veprim të një mitrovicasi, përcjell jepi zë, i cili ka ndihmuar dy familje me gjëra të nevojshme ushqimore.
Bamirësi i cili mbeti anonim, i siguroi dy nënave me fëmijë jetim të mira ushqimore dhe produkte bazë.
Postimi i plotë:
Në prag të iftarit 🙏falë kontributit të donatorit anonim, u mundësuan pako ushqimore 📦 dhe higjenike 🧼 për 2 familje me jetim.
Urojmë 🙏shpresë, ❤️dashuri dhe 🕊paqe të gjithë.
Dhuroni duke na kontaktuar:
Iniciativa Zgjatma Dorën – Mitrovicë 📥
📲049-132-112






