Lokale - eSIMy

Në takimin e mbajtur të Shtabit Emergjent të  Komunës së Podujevës, është apeluar sërish te qytetarët që konform vendimit të Qeverisë të shmangen grumbullimet e qytetarëve, të mos organizohen ahengjet familjare të ndryshme, po ashtu ceremonitë mortore të bëhen vetëm nga rrethi i ngushtë familjar dhe të mos organizohen të pame, njofton Llapi.info.

Sipas kumtesës së lëshuar nga Komuna e Podujevës, në këtë takim është apeluar te Krerët e Bashkësisë Islame që të zbatohet vendimi për pezullimin e aktiviteteve fetare në xhami, kurse falja e namazit në xhami të bëhet konform rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Po ashtu, qytetarëve i është bërë sërish apel të mbajnë maskat si dhe distanca fizike.

Në Podujevë deri më tash janë regjistruar 127 raste me COVID-19, prej tyre 54 janë shëruar, ndërsa janë 65 raste aktive. Tetë persona kanë vdekur, të cilët kanë pasur edhe sëmundje tjera kronike./Llapi.info