Nesër duke filluar nga ora 12:00 “Llapi Cycling Group” do të mbaj marshim me biçikleta rrugëve të qytetit të Podujevës me moton “Më prano, Më kupto, Më duaj”, dedikuar fëmijëve me autizëm.

Kjo pasi që muaji prill është ‘Muaji i Autizmit’, muaj i sensibilizimit të qytetarëve kudo në botë lidhur me çrregullimin tashmë të njohur me emrin.

LLapi Cycling Group u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Vend takimi: Sheshi i Qytetit
Ora: 12:00
Mosha: 15+