Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, përkatësisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka iniciuar procedurat e prokurimit për furnizimin dhe montimin e pajisjeve të fitnesit në parkun e qytetit, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij dikasteri, Pajtim Balaj, në një postim në Facebook, ku thotë se përveç kësaj, në Podujevë do të ndërtohet edhe një fushë “street”.

“Sot kam inicuar procedurën e prokurimit për furnizimin dhe montimin e pajisjeve të fitnesit në ambient të hapur, në parkun e qytetit, të cilat do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7. Do të ketë pajisje që mundësojnë stërvitjen e secilit muskul të trupit, do të ketë pajisje për pleq dhe për persona me nevoja të veçanta. Krahas tyre, në projekt përfshihet edhe ndërtimi i një fushe për Street.Menja e shnoshë n’trup t’shnoshë”, ka shkruar ai./Llapi.info